APEL NGA KRYETARI I KOMUNËS SË LIKOVËS (Foto)

APEL NGA KRYETARI I KOMUNËS SË LIKOVËS

Shumë të nderuar dhe të respektuar, banorë të komunës tonë, në emrin tim personal, të Këshillit komunal, administratës komunale dhe para se gjithash edhe në emër tuajin, pasi të gjithë ne jemi për të ju shërbyer juve, do të apeloja me sinqeritetin më të madh, që të kryeni obligimin qytetar edhe ndaj institucionit komunë.

Fjalën e kam për pagesat që ju takojn juve në bazë të dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi – tatimet dhe taksat komunale (tatimi për shtëpitë e banimit, objektet afariste, taksat komunale për marrjen e lejes së ndërtimit të shtëpive e objekteve tjera, taksat gjatë legalizimit të objekteve pa leje deri në mars të vitit 2011 e tjerë), në afatet e parapara ligjore.

Pasi ju me pagesën tuaj, kontriboni vet në përmisimin e gjendjes ku jetoni, me çka sigurtë se do të kemi një infrastrukturë edhe më të mirë, duke përfshi investimet në mirëmbajtjen e rrugëve, shkollat fillore, çerdhen për fëmijëm si dhe shumë projekte të tjera të cilat janë të parapara në strategjitë zhvillimore, me çka të gjithë bashkë do të kontribojm për një jetë edhe më të mirë.

Jam i sigurtë në mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi.