Njoftim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër, ditë e premte, me dt.20.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura e parë në f.Hotël, e deri tek ura e tretë në hyrje të f.Mateç (gjegjësisht bllokohet rruga nga f.Likovë e deri në f.Mateç).

Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri të urave të ndërtuara nga Komuna e Likovës.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 10:00 deri 15:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.