NJOFTIM

– Njoftim,

– Njoftohen të gjithë banorët e Komunës së Likovës, se fillon përgaditja e propozim buxhetit për vitin 2021, i cili dihet se më pastaj dorëzohet për miratim deri tek Këshilli i Komunës së Likovës.- Prandaj, edhe Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, si propozues i saj nga nesër dt. 02.12.2020 ( e mërkurë ), organizon takime me banorë të komunës tonë, me fillim prej ora 09,30, në lokalet e sallës së këshillit komunal.- Këto takime organizohen me qëllim që investimet që do të parashihen për realizim në buxhetin e vitit 2021, të rrjedhin drejtëpërsëdrejti nga banorët tonë, të cilët gjithmon na japin ide dhe sugjerime të duhura dmth janë prioritare për të gjithë ne.