Aktivitete

” Qendra me nevoja të posaçme po bëhet realitet ” (Foto)

– Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Komunëss së Likovës, me në krye Kryetarin e saj z. Erkan Arifi, Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe Shoqatës Imago plus – Shkup, sot filloj furnizimi me materialet e nevojshne – mobilje e tjerë, për fillimin e funksionimit të Qendrës për përkujdesje dhe trajtim të fëmijëve me nevoja të posaçme në f. Orizare. – Kjo Qendër përlujdesjem dhe trajtimet do t’i kryej në përputhje të plotë me të gjitha standardet e nevojshme, duke përfshi edhe ushqimin, përmes profesionistëve të licencuar nga ana e Shoqatës ” Imago Plus ” , e cila aktualisht shërbime të këtilla kryen me sukses në Çair dhe Tetovë.- Në fund, APELOJM, deri tek të gjithë ata familjarë tanë të cilët kan nevoj për përkujdesje dhe trajtim ditor të fëmijëve me nevoja të posaçme, menjëher të fillojn me regjistrimin përmes kontaktit me përgjegjësen e shoqatës, Zemrijete Bela, përmes telefonit: 070 – 992 – 202.

Projektit urbanistik për destinime ekonomike dhe industriale për formimin e parcelës…

Урбанистичкиот проект за стопански  и индустриски намени за формирање на градежни парцели на кп 1265, кп 1266, кп 1267 и дел од кп 1259 , ко Ропаљце и дел од кп 932/3 ко Виштица – вгр, со намена Г4 .1 – отворени , полузатворени и затворени складишта за индустриска стока , во ЛУПД за изградба на стоваришта со придружни содржини – Г4, Општина Липково,со површина од 35,355 Ха, по техничка документација со тех. бр. 112/20-У од декември 2020 изработена од ДПРН ,,Зум Проект,, – Скопје.

Projektit urbanistik për destinime ekonomike dhe industriale për formimin e parcelës ndërtimore në PK 1265, PК 1266, PK 1267 dhe një pjesë e PK 1259, KK Ropalcë dhe një pjesë e PK 932/3 KK Vishticë – jrn, me destinim G4 .1 – depo të hapura, gjysëm të hapura dhe të mbyllura për artikuj industrial, në DPUL për ndërtimin e depos me përmbajtje shoqëruese – G4, Komuna e Likovës, me sipërfaqe prej 35,355 xa, me dokumentacion teknik me nr tek. 112/20-U prej dhjetorit 2020 të punuar nga SHPRM ,,Zum Projekt,,  Shkup.

Konkurs për bursë 2021

Në bazë të Aktvendimit për formimin e komisionit për ndarjen e bursave për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në universitet publike për vitin studimor 2020/2021, me nr. 09-94/1 të dt. 22.12.2019 dhe programit për aktivitetet në Komunën e Likovës në fushën e dhënies për vitin 2021, me nr.08-1047/9 të dt.22.12.2020– bursa për studentë,  Komuna e Likovës shpall:

Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike, që janë me vendbanim të përhershëm në Komunën e Likovës.

Komuna e Likovës për vitin akademik 2020/2021 do të ndajë bursa për 20 studentë të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në universitetet publike edhe atë sipas llojeve vijuese:

TIPI A – 5 bursa për studentët me notë mesatare më të madhe

  • Nota mestatare të mos jetë më e vogël se 8,00.

TIPI B – 5 bursa për studentët e fakulteteve të shkencave natyrore, mjekësore dhe teknike, drejtimet: matematikë, fizikë, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmaci, elekro, maqineri, gjeodezi, ambient jetësor, ndërtimtari dhe arkitekturë.

  • Nota mesatare më e madhe do të ketë përparësi

TIPI C – 10 bursa për studentët që janë të kategorisë sociale.

  • Vërtetim për të hyrat familjare prej Drejtorisë për të hyra publike ( të dy prindërve)
  • Nota mesatare më e madhe do të ketë përparësi

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE

Të drejtë për bursë kanë studentët që janë të regjistruar në studime deri diplomike që i plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë student të rregullt
  2. Mos të ken përsërit vit gjatë studimeve
  3. Mos të jenë shfrytëzues të ndonjë burse ose kredie nga ndonjë institucion ose kompani tjetër dhe
  4. Të jenë shtetas të RM-së.

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Studentët e interesuar dokumentet e nevojshme i dorëzojnë në Arkivin e Komunës së Likovës edhe atë duke filluar nga data: 01.02.2021 deri më datë: 16.02.2021 dhe njëherit mund të dorëzohen edhe përmes postës në adresën: Komuna e Likovës, f.Likovë, 1307.

LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës për studentë do të jetë në shumë prej 1350,oo denarëve në muaj, në afat prej 9 muajve gjatë studimeve.

DOKUMENTET E NEVOSJHME

– Kërkesë për aplikim në konkurs (të potencohet se për cilin tip konkuron)

– Deklaratë e kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër

– Kopje të shtetësisë së RM-së

– Kopje të indeksit (fotokopje e indeksit në tërësi).

Konkursi do të shpallet në web – faqen zyrtare të Komunës së Likovës: www.komunaelikoves.gov.mk dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Likovës.

                                                                                                  Komuna e Likovës

Shpalosen pllakatat e rrugëve në f.Mateç në emër të dy dëshmoreve të kombit (Foto)

  • Nderimi më i madh i kombit është lavdia ndaj dëshmorëve që dhanë jetën për atdheun e lirinë tonë.
  • Sot kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi së bashku deputetët e zonës dhe qytetarët e Komunës së Likovës, respektivisht të f.Mateç e bënë emërtimin dhe shpalosjen e dy pllakateve në dy rrugë të f.Mateç të cilat u investuan nga Komuna dhe u emëruan me emrat e dy dëshmorëve të Kombit, Iljasa dhe Mevludin Memedi.
  • Lavdi dëshmoreve dhe urime ju qofshin rrugët e bëra.