Njoftime

Formularët e nevojshëm për lëvizje në orën policore (Shkarko)

Në vazhdim do të shfaqim formularin që juve do të ju shërbej si shabllon i cili duhet plotësuar pas dorëzimit të kërkesës deri te shabi i krizës në Komunën e Likovës dhe shpalljes së listës nga ana e shtabit të krizës të Komunës së Likovës për kompanitë (marketet) që i plotësojnë kushtet e shërbimit mobil brenda orës policore.

Informim nga Shtëpia e Shëndetit-Likovë

– Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,


– Shtëpia e Shëndetit me rolin e saj kyç gjithmon e ka treguar veten se sa është e nevojshme për të gjithë neve. Andaj duke filluar nga sot të gjitha Rastet Urgjente (të komplikuara) të cilat paraqiten gjatë orës policore ju ftojmë që të lajmëroheni në numrat tonë të telefonit (të shënuara më poshtë), ku më pastaj ne me ambulancë do të vijmë tek vendi i duhur ku gjendeni ju si pacient. Ju lutem që ti respektoni rregullat sa i përket virusit COVID-19, dhe që sa më shpejtë kjo gjendje jo e pëlqyeshme të largohet. Koordinimi jonë me të gjithë juve duhet të jetë me patjetër ekuivalent dhe i përshtatshëm. Cekim se shërbimet e tona janë 24 orë kompetent për kryerjen e detyrës tonë përkatëse.


– Numrat e telefoneve kujdestar: 031-426-928 dhe 071-387-648.


– Ju falënderojmë paraprakishtë,


– Shtëpia e Shëndetit – Likovë.

Njoftim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër, ditë e premte, me dt.20.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura e parë në f.Hotël, e deri tek ura e tretë në hyrje të f.Mateç (gjegjësisht bllokohet rruga nga f.Likovë e deri në f.Mateç).

Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri të urave të ndërtuara nga Komuna e Likovës.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 10:00 deri 15:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Njoftim

– Njoftim,

– Të nderuar banorë të Komunës së Likovës dhe më gjërë, duke e ditur se Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi që nga fillimi i mandatit ka sjellur vendim që çdo ditë e enjte e secilës javë pranon banorët për të ndëgjuar dhe koordinuar nevojat e tyre, udhëzimet si dhe sugjerimet e tyre, andaj ju njoftojmë se takimet do të anulohet deri në stabilizimin e gjendjes në shtet në bazë të rekomandimeve të qeverisë së RMV-ut.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër, ditë e mërkurë, me dt.18.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura në f.Mateç, ura afër Xhamisë së fshatit Mateç e deri tek rruga që lidhet me fshatin Vishticë, apo qendra e fshatit. Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri me gjatësi prej 400 metra.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 08:00 deri 18:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.