PUSHTETI LOKAL

Kryetari

Z-ëri Sadulla Duraki, Kryetar I Komunës së Likovës
Z-ëri Sadulla Duraki, Kryetar I Komunës së Likovës

 

kryetari2

 

Kryetari zgjedhet në zgjedhje të drejtpërdrejta me mandat prej 4 viteve. Kryetari i tanishëm është Sadulla Duraki i lindur më 21.01.1960, në fshatin Likovë. Shkollën fillore e ka kryer në Likovë dhe shkollën e mesme teknike në  Prishtinë. Arsimin sipëror, fakultetin teknik, drejtimi i maqinersië e ka kryer në Prishtinë. Punësimin e parë e ka pas si profesor në shkollën e mesme të teknikës ,,Nace Bugjoni “– Kumanovë. Një kohë të gjatë është i kyçur në politikë,
momentalishtë është anëar i Kryesisë Qendrore të BDI-së. Në vitin 2002 ka qenë zëvendës drejtor i doganës të RM-së. Prej 2004 deri në 2006 ka qenë Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave. Prej 2006 deri në 2008 ka qenë deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 është zgjedhur Kryetar i Komunës së Likovës. Kryetari i përfaqëson dhe prezenton intereset e komunës. Për punën e vet kryetari është përgjegjës para qytetarëve të komunës së Likovës në kuadër të kompetencave të tija:

  1. inicion dhe propozon sjellje të dispozitave nga kompetenca e Këshillit të komunës;
  2. inicion dhe propozon sjellje të dispozitave nga kompetenca e Këshillit të komunës;
  3. i siguron kryerjen e punëve të cilat janë të deleguara nga organi drejtues shtetërorë;
  4. e propozon buxhetin vjetor dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës;
  5. e propozon dhe e kryen buxhetin e komunës;
  6. vendos për punë juridike, obligime dhe interese të personave juridik dhe fizik, në pajtim me ligjin;
  7. udhëheq me administratën e komunës;
  8. sjell rregullore për sistematizimin e vendeve të punës të adminstratës komunale;
  9. vendos për punësime, të drejat, kopetencat dhe përgjegjësit për të punësuarit në administratën komunale, nëse ndryshe nuk është e përcaktuar me ligj;
  10. zgjedh drejtor të shërbimeve publike që i ka themeluar komuna, në bazë të konkursit publik;
  11. kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe me statut.

Kryetari i Komunës së Likovës mund të autorizojë udhëheqës zyrtar të komunës të udhëheq procedurë dhe të vendosë në punët drejtuese, si dhe të nëshkruajë akte.

 

 Këshilli i Komunës

Anëtarët e Këshillit të Komunës i zgjedhin qytetarët në zgjedhje të drejtëpërdrejta dhe të pavarura me mandat prej katër viteve.Këshilli i komunës sjell vendime në pajtim me kushtetutën dhe ligjet.
Këshilli i Komunës së Likovës ka 19 anëtarë të zgjedhur.
Kryetar i tanishëm i këshillit është z-nj.Miribane Ajredini .
Mandati i anëtarëve të këshillit zgjatë 4 vite .
Këshilli i komunës i kryen këto punë :

– sjell statutin e komunës;
– sjell rregulloren e këshillit;
– sjell programin për punë;
– sjell buxhetin e komunës dhe llogarinë përfundimtare;
– e përcakton lartësinë e shkallës për tatimet dhe lartësinë e kompensimeve dhe taksave;
– sjell planin gjeneral urbanistik;
– sjell planin detaj urbanistik dhe dokumentacionin urbanistik për vendbanimet në komunë;
– sjell programi për rregullimin e tokës ndërtimore;
– sjell program për mirëmbajtjen e sinjaleve të komunikacionit;
– sjell vendim për rregullimin e regjimit të komunikacionit;
– sjell dispozita nga fusha e e mbrotjes të ambientit jetësor dhe natyrës, zhvillimit lokal e konomik, kulturës, sportit dhe rekreacionit, mbrotjes sociale të fëmijëve, në kuadër të kompetencave të            përcaktuara me ligj të veçantë ose në pajtimme programin nacional;
– sjell program për punimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe rrugicave;
– sjell program për ndriçimin publik;
– sjell program për ndërtim, rekonstruim dhe mirëmbajtje të ujësjellësit lokal;
– sjell program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike;
– sjell program për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e parqeve
   dhe sipërfaqeve tjera publike nga rëndësia lokale;
– sjell program për mirëmbajtjen e varrezave;
– sjell program për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e lumenjve në rajonet e urbanizuara;
– sjell vendim për pastërtinë publike;
– sjell vendim për mënyrën e transportit në trafikun urban dhe ndërurban;
– sjell vendim për mirëmbajtje dhe shfrytëzim të tregjeve publike;
– sjell vendim për mënyrën e përdorimit dhe shfryëzimit të varrezave;
– e rregullun mënyrën e pastrimit të oxhaqeve;
– e rregullon mirëmbajtjen e hapësirave publike për parkim dhe mënyrë e shfrytëzimit të tyre;
– përcakton emra të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjerë të infrastrukturës nga rëndësia lokale;
– e përcakton organizimin, sferë veprimin dhe mënyrën e kryerjes të detyrave të administratës komunale, me propozim të kryetarit;
– themelon shërbime publike dhe kryen mbikëqyrje mbi punën e tyre;
– emëron anëtarë të Këshillave drejtuese të shërbimeve publike, të cilat i themelon ;
– miraton program për punë dhe plane financiare për finacimin e shërbimeve publike të cialt i ka themeluar;
– vendos për dhënien e lejes për kryerjen e veprimtarisë nga interesi publikë nga rëndësia lokale në pajtim me ligjin;
– i miraton raportet për punën dhe llogarinë përfundimtare të shërbimeve publike të cilët i ka miratuar;
– vendos për mënyrën e disponimit me pronën e komunës;
– vendos për mënyrën e kryerjes të kontrrollës financiare të buxhetit të komunës , në pajtim me ligjin;
– i zgjedh personat të cilët do të udhëheqin me njësitë rajonale të Ministrisë së punëve të brendshme në komunë, në pajtim me ligjin;
– e shqyrton dhe miraton raportin vjetor për siguri publike në rajonin e komunës së Likovës, të cilin e dorëzon deri te Ministria e Punëve të Brendëshme dhe Avokati i Popullit.
– mund të japë sugjerime personave udhëheqës të njësive rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendëshme nga fusha e sigurisë publike dhe sigurisë në trafik;
– zgjedh dhe shkarkon kryetarin e këshillit;
– formon komisione të përhershme dhe të përkohëshme;
– kryen kompetenca të veçanta në pajtim me Ligjin, mbi të mirat nga nevojat e përgjithshëm dhe mbi pasuritë natyrore në rajonin e komunës;
– ndanë mirënjohje dhe dhurata komunale;
– jep mendim për propozim ligjet të cilët i përkasin komunës;
– kryen zgjedhje tjera dhe emrime nga kompetenca e vet;
– sjell edhe akte tjera për punë nga kompetenca e vet;
– kryen edhe punë tjera.

 Këshilli i Komunës së Likovës i ka këto komisione:
– komisioni për financim , buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal;
– komisioni për urbanizam, veprimtari komunale, mbrojtje të
mjedisit jetësor;
– komisioni për veprimtari shoqërore;
– komisioni për statut dhe dispozita;
– komisioni për çështje mandatare, zgjedhje dhe emrime

 

Përveç komisionit për çështje mandatare, zgjedhje dhe emrime i cili është i përbërë nga 5 veta të këshillit, të tjerat komisione janë të përbërë nga 5 anëtarë nga të cilët 3 anëtarë janë anëtarë të këshillit dhe 2 të jashtëm.

objekti-komunes
Objekti i Komunës