Vazhdojnë punimet edhe më fort në rrugën Likovë-Hotël-Mateç-Ropalcë (Foto)
– Informatë në lidhje me Rrugen regjionale Likovë-Hotel-Mateç,
– Të nderuar banor të Komunës së Likovës ju informojmë se nga Kryetari i Komunës, këshilltarët e Komunës dhe administrata komunale është bërë gjithçka që të tejkalohen pengesat administrative në Agjencionin për rrugë shtetërore dhe të fillojë faza e grryerjes, zgjerimit dhe asfaltimi i rrugës.
– Kërkojmë nga banoret e komunës tonë dhe më gjërë të kenë kujdesje në komunikacion dhe të vozitet në bazë të kushteve të komunikacionit rrugor gjatë punimeve.