Aktivitete

Fillojnë punimet në rrugën regjionale Kumanovë-Likovë (Foto)

– Njoftim,

– Njoftohen të gjithë pjesemarrsit në komunikacion se prej dt.17.07.2019 ( e mërkurë) do të vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës regjionale Kumanovë-Likovë, gjegjësisht pjesa e rrugës prej te urat në Llopat deri te pompa e benzinës Kitka Petroll. Me këtë rast kërkojmë nga vozitesit mirekuptim, rrespektim të shenjave të përkohshme në rrugë dhe vozitje me kujdes të madh me qëllim edhe gurbetçaret të kalojnë pushime të rehatshme.

Bashkë për Komunën që duam tani në f.Hotël (Foto)

– Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave për vitin 2019 po vazhdon, ku po bekatonizohen rrugë në çdo vendbanim,,

– Këtyre ditëve po kryhen punimet për bekatonizimin e rrugicës në f. Hotël, tek familja e mësues Nazim Aziri, ku komuna ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa banorët punën e dorës.

– Ky projekt do të realizohet me intenzitet të lartë në çdo vendbanim, por kërkojm mirëkuptim.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Vazhdojnë punimet edhe më fort në rrugën Likovë-Hotël-Mateç-Ropalcë (Foto)

– Informatë në lidhje me Rrugen regjionale Likovë-Hotel-Mateç,

– Të nderuar banor të Komunës së Likovës ju informojmë se nga Kryetari i Komunës, këshilltarët e Komunës dhe administrata komunale është bërë gjithçka që të tejkalohen pengesat administrative në Agjencionin për rrugë shtetërore dhe të fillojë faza e grryerjes, zgjerimit dhe asfaltimi i rrugës.

– Kërkojmë nga banoret e komunës tonë dhe më gjërë të kenë kujdesje në komunikacion dhe të vozitet në bazë të kushteve të komunikacionit rrugor gjatë punimeve.

– Faleminderit për mirkuptimin !

Koloni artistike në Likovë (Foto)

– Për herë të parë në Komunën e Likovës është organizuar koloni artistike, ku marrin pjesë artistë nga të gjitha trevat dhe do të pikturojn për tre ditë radhazi. I falënderojmë artistët e Komunës së Likovës dhe Kumanovës për iniciativën e marrë.

Vazhdon projekti për rrugë me pllaka të betonit (Foto)

– Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave për vitin 2019 po realizohet me sukses, do të bekatonizohen rrugë në çdo vendbanim.

– Ky projekt do të realizohet me intenzitet të lartë në çdo vendbanim, por kërkojm mirëkuptim.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

n

Përcillet gjenerata e III-të nga Çerdhja “Rrezja” (Foto)

– Çerdhja për fëmijë “Rrezja” f.Orizare – Komuna e Likovës,

– Sot po e përcjellim gjeneraten e tretë për në klasë te parë 2018 / 2019. Urime fëmijë sot është dita juaj, është vetëm fillimi i një suksesi të madh.

– Jemi shumë krenarë për arritjet e juaja dhe personalitetin qe keni fituar.

– Vazhdoni të rriteni ,vazhdoni të mësoni !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Vazhdon shtrimi i rrugëve me pllaka të betonit (Foto)

– Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave për vitin 2019 po realizohet me sukses, do të bekatonizohen rrugë në çdo vendbanim.

– Ky projekt do të realizohet me intenzitet të lartë në çdo vendbanim, por kërkojm mirëkuptim.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Mesazh urimi (Foto)

– Mesazh urimi,

– Të nderuar besimtar musliman, sot është festë, ditë e shenjtë pas mbarimit të një muaji të shenjtë, Ramazanit. Festojm Fitër Bajramin, me shpresë që Zoti të na i ketë pranuar lutjet, agjërimin dhe namazin tonë.

– Gëzuar Bajramin për shumë mote !