m-r Erkan Arifi

Të dhënat e Kryetarit të Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi

U lind, më dt. 19.10.1984, në Kumanovë, ku që nga lindja është me vendbanim të përhershëm në vendlindjen e tij, f.Mateç. Është prind i dy fëmijëve (djalë dhe vajzë), ku përveç tyre bashkëjeton nënkuptohet me gruan dhe dy prindërit.

Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje në SH.F.K. ,,Kultura,, f.Mateç, Komuna e Likovës

Shkollën e mesme në SH.M.K. ,,Ismet Jashari,, f.Likovë -Drejtimi gjimnaz i pergjithshëm.

Arsimin e lartë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, fakultetin – JURIDIK.

Shkallën e dytë të arsimit të lartë në Univerzitetin FON, fakuleti – Juridik, drejtimi – CIVIL, me çka nënkuptojm se aktualisht ka titullin, MAGJISTËR I SHKENCAVE JURIDIKE.

Është njohës i mirë i programeve të kompjuterit, si : WORD, EXCEL, POWER POINT, INTERNET dhe shumë programeve të tjera të cilët kan të bëjn me funksionimin e administratës shtetërore, etj si dhe njohes i mir i gjuhes maqedone dhe angleze.

Është pjesëmarrës i shumë konferencave dhe trajnimeve të ndryshme, pasi që nga viti 2004 është i punësuar në administratën shtetërore, ku fal punës profesionale dhe përvojës, edhe gjatë konferencave dhe trajnimeve ka marrë shumë çertifikata.

Njëherit, ka qen drejtëpërsëdrejti i kyçur në implementimin e shumë projekteve, ku do veçonim rezultatet e tij, si koordinator gjatë realizimit të mbi 6 projekteve nga Programa IPA – Bashkëpunimi ndërkufitar.