POPULLATA DHE VENDBANIMET

Të dhënat e para për popullatën në rajonin e komunës së Likovës datojnë nga fillimi i shekullit 20, të grumbulluara nga udhëpërshkrimet, mësuesit, si dhe regjistrimet të pushtetarëve të atëhershëm. Sipas atyre të dhënave më vitin 1990 kanë jetuar gjithsej 14.678 banorë, më 1913 ka pasë 11.453 banorë, e më 1921 ka pasur 12.234 banorë e më 1931 13.450 banorë.

Numri lëvizjes të popullatës në periudhën prej vitit 1900 deri 1931
Numri lëvizjes të popullatës në periudhën prej vitit 1900 deri 1931

Në luftën e dytë botërore më vitin 1948 është bërë regjistrimi i parë zyrtarë të popullatës. Ai tregon se në rajonin e komunës së sotme të Likovës kanë jetuar gjithsej 18.135 banorë. Më vitin 1971 numri i banorëve është rritur në 20.899 banorë, kurse më 1994 në 22.861 banorë. Në periudhën prej 1948 deri më 1971 numri i banorëve shënon lëvizje pozitive prej 2.764 banorë ose për 13%, derisa në periudhën e ardhshme prej 1971 deri 1994 rritja e banorëve është 1.962 banorë ose për 8.5%. Migjithatë në vendbanimet malore në periudhë 1971 deri 1994 numri i banorëve është zvogëluar dukshëm, si në Allashec për 52,7%, Bellanocë deri më 95,0%, Glazhnje për 69,9%, Dumanocë për 98,6%, Zllakuçan për 63,4%, Izvor 89,8%, Orkocë 82,6%, Runicë 74,2% dhe Strimë për 67,9% . Popullata, kryesisht, është shpërngulur në vendet e rrafshta të këtij rajoni, por edhe në qytetin e Kumanovës dhe Shkupit, si dhe në Turqi. Vetëm se në periudhën 1953-1966 rreth 4.450 banorë kanë emigruar për në Turqi. Në vendbanimet fushore të cilat karakterizohen me kushte më të mira për jetë, numri i banorëve është rritur në mënyrë natyrore dhe vërshim mekanik. Në periudhën 1971-1994 veçanarishtë rritja e banorëve paraqitet në fshatin Hotël për 82,6%, Likovë 51%, Orizare 44,1%, Vaksincë 37,9%, Sllupçan 38,1%, Ropalcë 30,1% dhe Llojan 27,5%.

popullata-likov

Popullata në Komunën e Likovës

Dendësia mesatare e popullatës është 110 banorë në 1km2. Ajo është më e lartë në vendbanimet fushore, për dallim nga vendbanimet kodrinoro-malore të cilat kanë sinor më të madhë, por numër më të vogël të banorëve (Dumanocë, Allashec, Goshincë, Strimë, Orkocë etj.). Fshati Strazhë është i vetmi vendbanim i cili është shpërngulur qysh prej vitit 1978. Në rajonin e komunës nuk ka vendbanim qyteti. Qendra administrative e komunës është në fshatin Likovë me 2644 banorë, ndaj të cilit gravitojnë vendbanime tjera të fshatrave. Vendbanimi më i madhë është fshati Sllupçan me 3789 banorë.

vendanimet

Sipas përbërjes nacionale pjesa më të madhe të popullatës e përbëjnë shqiptarët 96,13% dhe sërbët 1,77%, ndërsa numri i bashkësive tjera të mbetura është i parëndësishëm. Në secilën nga gjithsej 3.599 familje në komunë jetojnë në mesatare prej 6,4 anëtarë. Meshkujtë janë me numër më të madhë nga femrat, me 52:48. Komuna e Likovës sipas regjistrimit e ka ketë structure të populates (në vitit 1991 regjistrimin e bojkotuan shqiptarët dhe nuk u regjistruan), burinet e të dhënave: Enti statistikor i RM.Komuna e Likovës sipas regjistrimit të vitit 2002 e ka ketë strukturë të popullatës:

amvisri

gjinia

a) Mosha dhe struktura gjinore e popullatës sipas regjistrimit të popullatës të RM prej vitit 2002

etnikum

b) Gjithsej popullatë në komunën e Likovës sipas deklarimit nacional, sipas regjistrimit të popullatës të RM-së të vitit 2002

arimimi

c) Struktura e popullatës sipas arsimimit në moshë deri 15 vite dhe më shumë vite, sipas regjistrimit të vitit 2002.

rastet-e-vdekjes

 d) Numri e personave të posalindur në komunën e Likovës

Numri i veturave aktive në komunën e Likovës për vitin 2007 deri më 01.02.2008 është 3404, kurse numri i automjeteve të regjistruar është 1877. Burimet e të dhënave: Enti shtetëror statistikor i RM-së dhe Ministria për Punë të Brendshme e RM-së –SPB Kumanovë.