Informim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër me dt.06.03.2020, ditë e premte, do të bllokohet rruga që nga kafja Relax në hymje të f.Mateç e deri tek ura afër Xhamisë së fshatit Mateç. Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri me gjatësi prej 900 metra gjatësi.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 09:00 deri 17:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.