Konkurs për bursë 2021
Në bazë të Aktvendimit për formimin e komisionit për ndarjen e bursave për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në universitet publike për vitin studimor 2020/2021, me nr. 09-94/1 të dt. 22.12.2019 dhe programit për aktivitetet në Komunën e Likovës në fushën e dhënies për vitin 2021, me nr.08-1047/9 të dt.22.12.2020– bursa për studentë, Komuna e Likovës shpall:
Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike, që janë me vendbanim të përhershëm në Komunën e Likovës.
Komuna e Likovës për vitin akademik 2020/2021 do të ndajë bursa për 20 studentë të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në universitetet publike edhe atë sipas llojeve vijuese:
TIPI A – 5 bursa për studentët me notë mesatare më të madhe
- Nota mestatare të mos jetë më e vogël se 8,00.
TIPI B – 5 bursa për studentët e fakulteteve të shkencave natyrore, mjekësore dhe teknike, drejtimet: matematikë, fizikë, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmaci, elekro, maqineri, gjeodezi, ambient jetësor, ndërtimtari dhe arkitekturë.
- Nota mesatare më e madhe do të ketë përparësi
TIPI C – 10 bursa për studentët që janë të kategorisë sociale.
- Vërtetim për të hyrat familjare prej Drejtorisë për të hyra publike ( të dy prindërve)
- Nota mesatare më e madhe do të ketë përparësi
KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE
Të drejtë për bursë kanë studentët që janë të regjistruar në studime deri diplomike që i plotësojnë këto kushte:
- Të jenë student të rregullt
- Mos të ken përsërit vit gjatë studimeve
- Mos të jenë shfrytëzues të ndonjë burse ose kredie nga ndonjë institucion ose kompani tjetër dhe
- Të jenë shtetas të RM-së.
MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Studentët e interesuar dokumentet e nevojshme i dorëzojnë në Arkivin e Komunës së Likovës edhe atë duke filluar nga data: 01.02.2021 deri më datë: 16.02.2021 dhe njëherit mund të dorëzohen edhe përmes postës në adresën: Komuna e Likovës, f.Likovë, 1307.
LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës për studentë do të jetë në shumë prej 1350,oo denarëve në muaj, në afat prej 9 muajve gjatë studimeve.
DOKUMENTET E NEVOSJHME
– Kërkesë për aplikim në konkurs (të potencohet se për cilin tip konkuron)
– Deklaratë e kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër
– Kopje të shtetësisë së RM-së
– Kopje të indeksit (fotokopje e indeksit në tërësi).
Konkursi do të shpallet në web – faqen zyrtare të Komunës së Likovës: www.komunaelikoves.gov.mk dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Likovës.
Komuna e Likovës