Aktivitete

Homazhe te ushtari ABDULMEXHID SHAHINIT (Foto)

,,HOMAZHE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE TË KOMBIT NË FSHATIN SLLUPCAN, NË PËRVJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT MË TË RI TË UÇK-SË, ABDULMEXHID SHAHINIT,,

Gjatë ditës sotme , Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi ishte për homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit në fshatin Sllupçan, në përvjetorin e rënies së dëshmorit më të ri të UÇK-së, Abdulmexhid Shahinit.

Lavdi gjithë të rënëve për liri.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës

Punimet e ujësjellësit po vazhdojnë vrullshëm (Foto)

,,BASHKËPUNIMI ME QEVERINË – MINISTRINË E AMBIENTIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR NË VAZHDIMËSI PO JEP REZULTATE PËR REALZIMIN E PROJEKTIT MË KAPITAL – PRIORITAR, ATE TË UJËSJELLËSIT TË KOMUNËS SË LIKOVËS,,

Punimet e projektit të ujësjellësit për të gjitha vendbanimet e komunës tonë, apo vendosjes gypsjellësit kryesor për ujë të pijshëm, aktualisht po kryhen në tre (3) lokacione, ku ashtu siç ju kemi njoftuar më herët, në pjesën prej f.Mateç në drejtim të f.Vishticë dhe prej f.Vishticë në drejtim të f.Nikushtak, ku përveç këtyre lokacioneve paralelisht kan filluar punimet edhe në lokacionin prej f.Sllupçan në drejtim të f.Opajë.

Ku njëherit ju njoftojm, se shumë shpejt do të fillojn punimet edhe në lokacionin prej f.Sllupçan në drejtim të fshatrave: Vaksincë dhe Llojan, me çka gypsjellësi kryesor për ujë të pijshëm do të arrij në çdo vendbanim.

Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti kapital janë të siguruara nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, e udhëhequr nga ish Kryetari z.Sadulla Duraku dhe buxheti i Komunës së Likovës.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

PROJEKTI KAPITAL I UJËSJELLËSIT PËR TËRË VENDBANIMET E KOMUNËS SË LIKOVËS VAZHDON

– PROJEKTI KAPITAL I UJËSJELLËSIT PËR TËRË VENDBANIMET E KOMUNËS SË LIKOVËS VAZHDON,

– Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi së bashku me mbykqyrsin e puneve inspektuan punimet e gypsjellësit nga f.Matec në drejtim të f.Vishticë, për ujë të pijshëm për fshatin dhe tërë vendbanimet e Komunës së Likovës.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

PUNIMET NË RRUGËN REGJIONALE NË AKSIN RRUGOR MATEÇ – HOTËL – LIKOVË, PO VAZHDOJN ME INTENZITET TË LARTË

,,PUNIMET NË RRUGËN REGJIONALE NË AKSIN RRUGOR MATEÇ – HOTËL – LIKOVË, PO VAZHDOJN ME INTENZITET TË LARTË,,

Punimet për rregullimin-zgjerimin-asfaltimin e rrugës regjionale në aksin rrugor Mateç-Hotël-Likovë, po zhvillohen me intenzitet të lartë, ku që tani po shihet se më koha kur kjo rrugë ishte shumë e vështirë për kalim në të dyja kahjet do të marr fund, dmth gjërësia prej 3.5 – 4 m do ti kaloj të kaluarës, tani më do jet në përputhje me standardet për rrugë regjionale në gjërësi prej 5.9 m, me çka edhe siguria gjatë qarkullimit do të jet shumë më e lartë dhe sipas nevojave të banorëve të komunës tonë.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Vazhdojnë punimet e parapara për ndërtimin e Lumit të Likovës

– Vazhdojnë punimet e parapara për ndërtimin e Lumit të Likovës,

– Komuna e Likovës vazhdimisht po i përcjell punimet të cilat po bëhen në çdo pjesë të këtij teritori. Në Likovë ju themi se pumimet janë duke vazhduar shumë mirë dhe sipas dinamikës së paraparë tek Lumi i Likovës ku edhe urojmë që së shpejti të përfundojnë me sukses.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

PROJEKTI KAPITAL I UJËSJELLËSIT PËR TËRË VENDBANIMET E KOMUNËS SË LIKOVËS VAZHDON

– PROJEKTI KAPITAL I UJËSJELLËSIT PËR TËRË VENDBANIMET E KOMUNËS SË LIKOVËS VAZHDON,

– Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi së bashku me mbykqyrsin e puneve inspektuan punimet e gypsjellësit qe kanë filluar nga f.Nikushtak në drejtim të f.Vishticë për ujë të pijshëm për fshatin dhe tërë vendbanimet e Komunës së Likovës.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Vazhdon me sukses realizimi i projektit “Bashkë për komunën që duam” (Foto)

– Vazhdon me sukses realizimi i projektit “Bashkë për komunën që duam”,

– Komuna e Likovës dhe kryetari i saj m-r Erkan Arifi vazhdojnë projektin “Bashkë per komunën që duam” , ku komuna ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa banorët punën e dorës.

– Sot me 28 qershor 2018 kanë filluar punimet tek rruga e familjes Idrizi në f.Mateç.

– Ky projekt do të realizohet me intenzitet të lartë në çdo vendbanim, por kërkojm mirëkuptim.

– Ta gëzoni me shëndet !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Intervenohet në pastrimin e rrugës regjionale në f.Ropalcë (Foto)

,,KRYETARI I KOMUNËS SË LIKOVËS GJITHMON NË SHËRBIM TË POPULLATËS, SOT U INTERVENUA NË PASTRIMIN E RRUGËS REGJIONALE NË BRENDËSI TË FSHATIT ROPALCË,,

Gjatë ditës sotme me dt.28 qershor 2018, Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, angazhoi maqinerinë e nevojshme për intervenim – pastrim të rrugës regjionale në brendësi të fshatit Ropalcë.

U intervenua në këtë pjesë të rrugës, për shkak të pozitës gjeografike që ka kjo rrugë, pasi çdoherë që ka të reshura aty bëhen vërshime nga një përrockë, e cila i krijon popullatës jo pak probleme për qarkullim si në këmbë, për shkak se gjendet mu në qendër të fshatit – në afërsi të xhamisë, po edhe më gjërë pasi përmes kësaj rruge komuna e jon lidhen me Shkupin.

Koha po tregon dhe dëshmon se komuna e jon çdoherë që është nevoja, me të gjitha mundësitë që ka intervenon menjëher, angazhon të gjitha kapacitet që ka në disponim, me të vetmin qëllim, që të evitohen pasojat e mundshme.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.