Aktivitete

Komuna e Likovës së shpejti me ujësjellës (Foto)

– Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi, në ambientet e Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, ishte në takim zyrtar me Ministrin, z. Naser Nuredini, në të cilin takim u bisedua për realizimin e projektit për ndërtimin e rezervuarit të sedimentit në impiantin për pastrimin e ujit të pijshëm në komunën tonë.

Me këtë rast, është lidhur Aneksi i marrëveshjes, sipas të cilit projekti duhet të realizohet plotësisht deri më 15 dhjetor të këtij viti.- Gjithashtu prezent ishin edhe përfaqësuesit e mbikëqyrjes profesionale ” Hidro Energo inzhinering ” , dhe realizuesi i punimeve, ” Vardar Gradba ” .

SH.F.K.”5 TETORI” në f.Nikushtak me parking të ri (Foto)

– PARKING TEK SHFK ” 5 TETORI ” f. NIKUSHTAK

– Pas, rregullimit të kanalizimit fekal, kanalit të hapur prej betoni për ujërat atmosferik dhe asfaltimit të rrugicës tek SHFK ” 5 Tetori ” , f. Nikushtak, këtyre ditëve po kryhet rregullimi i parkingut.


Video e rregullimit të Trotuarit në f.Nikushtak (Video)

– Video e rregullimit të Trotuarit në f.Nikushtak, prej tek lokali – kafeja ” Alki caffe ” , në drejtim të pompës së benzinës ” Elko Kompani ” . – Vlen të theksohet se ky projekt realizohet në bashkëpunim me banorët e fshatit.- Obligim i komunës është sigurimi i:-Skajoreve të mëdha;-Skajoreve të vogla;-pllakave të betonit;-Tamponit dhe-Rërën e imët.- Ndërsa obligim i banorëve të fshatit do të jet : -Puna e dorës dhe- Cimentoja. #BashkëGjithmonMundemiEdheMëShumë#SiguriaEQytetarëveMbiGjithçkaTjetër

https://www.facebook.com/komuna.elikoves.3/posts/2700707013578698?cft[0]=AZU0amu7gH41SlbyQBVUz1pI6fkFCQTPjQ_hMq5X8k9HebKHfgfcrjVaqFl13fro7BJWWkh26T4-wq7LyO83JgInxFH1tIbAHP9K9SNzCg8cJ72pz6vvV-KtHGMQNjtVYt8ZtIXlTyW5Hx1Y-MK9B8Q7S2dKBNvntjfEdKOQHwtIVimA602Q0_O7OQ8cb3Kjl7Rqv4MbMgSZQiTxQH3okSIa&tn=%2CO%2CP-R

Video: Ja se si duket rruga e re e shtruar në f.Hotël (Video)

– Pas kryerjes se Asfaltimit të rrugicës prej tek furra e bukës e deri tek SHFK ” Andon Zako Çajupi ” , f. Hotël, gjithëashtu përfundoj edhe rregullimi i bankinave në të dyja anët me tampon adekuat.

https://www.facebook.com/komuna.elikoves.3/posts/2701612996821433?cft[0]=AZVdEJIqyuecbN7gFEY_by7NMyn0q0hu9Xz6D8YfOC1KNw0ENRZH1OABG3MENnxmeLZJApkmKJxipCdLp2BsQ2v-tLtb2hKCkXSTq2w3CJbf-8EFVJAjwYgLylNE4F9EQhVfbM209fwICUEpTq7fQdKbFC7FofZ7FBa51v-iI1zC9hyFJ9LtxSFY3vAk1NdRUMm0vpM2qTTWvnMaa-SsHgDF&tn=%2CO%2CP-R

Kryetari z.Arifi takohet me humanistin nga Kumanova (Foto)

  • Kryetari Erkan Arifi takohet me humanistin e shumë respektuar z.Arsim Alitin nga qyteti i Kumanovës që jeton në shtetin Zvicerian së bashku me vëllezërit z.Besimin, z.Naimin, si dhe z.Minur Aliti.- Bashkëpunimi do të vazhdoj në të ardhmen për të mirën e njerëzve me nevojë, bamirësit zoti i ruajt.

Bashkë me Shoqatën Vllaznia ndërtojmë kënde të lojrave nëpër shkollat e tona (Foto)

“Sa më shumë hapësira me vegla për rekreacion për fëmijët tonë, mundësi më shumë për një shëndet sa më të mirë të mundshëm, po edhe afrim – shoqërim mes tyre”

– Nga sot filluan aktivitetet për rregullimin e nëntë ( 9 ), këndeve të lojërave në shkollat tona. – Ky projekt po realizohet fal marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Komunës së Likovës dhe Shoqatës edukative ” Vllaznia ” , me mbështetje edhe përkrahje të drejtorive të shkollave .


Në f.Runic ndërtohet urë e re për vendkalimin e nxënësve për në shkollë (Foto)

” Punë e vogël, por vlerën – peshën e madhe “

– Pas kërkesës nga komuna e Likovës, me përkrahje të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, IOM- i, ka rekonstruar urën në f. Runicë.

– Kjo urë është alternativa e vetme përmes cilës nxënësit e këtij fshati kan qasje për të ndjekur procesin edukativo – arsimor në objektin shkollor

– Aksi rrugor i rrugës regjionale Roplacë – Mateç do të bëhet realitet (Foto)

– Aksi rrugor i rrugës regjionale Roplacë – Mateç do të bëhet realitet,

– Sot Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi vizitoj drejtorin e rrugëve shtetërore z.Ejup Rrustemi, ku bashk u dakorduan për punët ndërtimore që duhet të fillojn te rruga regjionale Ropalcë – Mateç. Ky projekt do të financohet nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, i aprovuar nga Ministria e transportit dhe lidhjeve dhe Komuna e Likovës.

– Të gjithë e dijm se kjo rrugë ka qenë në gjendje të mjerueshme duke paraqitur problem për lëvizje të lirë të qyterarëve.

– Prandaj edhe Komuna e Likovës me në krye kryetarin e saj, z. Erkan Arifi, në vazhdimësi i ka prij cdo procesi të nevojshëm vetëm e vetëm të bëhet realitet një ditë e më parë .

Filluan matjet gjeodezike për punimet për rregullimin e shtegut për këmbësorë tek v.q. ” Pishat ” , në f. Sllupçan (Foto)

– Pas shumë konsultave, tash më i erdhi koha që të fillojn matjet gjeodezike dhe menjëher pas punimet për rregullimin e shtegut për këmbësorë tek v.q. ” Pishat ” , në f. Sllupçan, i cili vend vërtet nga vet natyra ka një pejsazh mahnitës për rekreacion.

– Ky projekt do të realizohet falë bashkëpunimit shumë të ngushtë në mes Komunës së Likovës, e cila do të siguron: pllakat e betonit, skajoret, tamponin dhe rërën e imët, ndërsa punën e dorës do ta kryej z.Nimetulla Osmani nga f. Sllupcan (Zoti i dhasht të mira familjes së tij dhe z.Nimetullait, për kontributin e dhënë).