Lajme

Informim nga EVN-ja

– INFORMIM NGA EVN-ja,

– Të nderuar qytetarë,

– Ju informojmë se për shkak investimeve urgjente në rrjet, se me dt.02 tetor 2018-të, ditë e martë, nga ora 09:00 deri me ora 13:00 fshatrat si: Likova, Hotla, Mateçi, Vishtica, Nikushtaku, Goshinca, Llukara, Presnica, Orkoca, dhe Strima nuk do të kenë rrymë elektrike në atë periudhë kohore.

– Ju falënderojmë për mirkuptimin,

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Sot në Likovë u bë përurimi i shtratit të Lumit të Likovës, faza e dytë (Foto)

– Sot në Likovë u bë përurimi i shtratit të Lumit të Likovës, faza e dytë,

– Sot Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, Ministri i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë z.Sadulla Duraku dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së znj. Louisa Vinton, e vizituan Likovën, ku me ç`rast lëshuan dhe përuruan fazën e dytë të ndërtimit të Lumit të Likovës, fazë kjo që ishte me një gjatësi prej 390 metra dhe që kushtoi përplot rreth 200.000 dollarë. Donator i këtij projekti ishte vetë UNDP-ja.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Komuna e Likovës me në krye Kryetarin e saj, Erkan Arifi, Këshillin komunal dhe administratën gjithmon të përgatitur me kohë për të thith mjetet nga IPA PROGRAMI – Bashkëpunimi ndërkufitar (Foto)

“Komuna e Likovës me në krye Kryetarin e saj, Erkan Arifi, Këshillin komunal dhe administratën gjithmon të përgatitur me kohë për të thith mjetet nga IPA PROGRAMI – Bashkëpunimi ndërkufitar”

Gjatë ditës premte, Kryetari i Komunəs së Likovës nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit për aplikim në komponentën Ipa – bashkëpunim ndërkufitar.

Prioritet për aplikim ju dha, Rregullimit të shtratit të lumit fsh.Mateç

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

VENDOSET gurëthemeli i filterstacionit për ujin e pijshëm për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës (Foto)

– VENDOSET gurëthemeli i filterstacionit për ujin e pijshëm për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës,

– Të ecësh përpara dhe të vulosësh themelet e një godine e cila do furnizoj mbi 30.000 banorë me ujë për pije është shenjë se tregon realitetin se si po ecën Komuna e Likovës. Sot me dt.15 shtator 2018-të, e shtunë, në prani të Kryeministrit të R.M.-së dhe kabinetit qeveritar, së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës m-r Erkan Arifi, administratën komunale dhe qytetarë të Komunës së Likovës vendoset gurëthemeli i stacionit filtrues të ujit, i cili e kap vlerën prej 87.920.125 denarë ose 1.434.259,79 euro. Ky projekt është më madhori dhe më i miri i mundshëm që do të bëhet për qytetarët e këtij vendi.

– Urojmë që gjithçka të ecën mbarë dhe gjithçka të mbaroj në mënyrën më të mirë të mundshme ! Ta gëzoni !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

FTESË PUBLIKE – Vendosja e gurëthemelit të filterstacionit për ujë të pijshëm (Foto)

Të nderuar,

Me rastin e vendosjes të gurthemelit për stacionin filtrues të ujit në Likovë të Komunës së Likovës, JU FTOJMË të prezentoni me dt.15.09.2018, ditë e shtunë, ora 10:00, ku prezent do të jetë Kryeministri i R.M-së, me kabinetin e tij qeveritar.

Pjesëmarrja juaj na nderon !

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi.

Vendimi për mosrealizimin e vlerësimit strategjik për DPLU / Одлука за неспроведување на СЕА за ЛУПД

Vendimi për mosrealizimin e vlerësimit strategjik për DPLU për ndërtimin e kompleksit të industrisë së lehtë jondotëse G2, në PK. 583/1 dhe një pjesë e 583/2 KK Nikushtak

Одлука за неспроведување на СЕА за ЛУПД за изградба на комплекс за лесна и незагадувачка индустрија – Г2 на дел од КП 583/1 и КП 583/2 КО Никуштак, О.Липково

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.1

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.2

Shkarko dhe shiko Dokumentin me nr.3

Ju mund të klikoni mbi dokumentet për ti shikuar dhe shkarkuar ato.

Vizitë nga zv.Kryeministri Bujar Osmani (Foto)

Vizitë nga zv.Kryeministri Bujar Osmani dhe Ministri z.Ademi,

Vizitë nga Zv. Kryeministri, z.Bujar Osmani, në shkollën e mesme komunale “Ismet Jashari” në Likovë, që paraqet shembull të mirë për përfitimet e drejtpërdrejta të të gjithë qytetarëve në përafrimin e vendit drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ku, ashtu siç ju kemi njoftuar edhe herëve tjera, se Komuna e Likovës, është ndër komunat që ka arritur më së shumti të thith mjete financiare nga Programat e BE-së, ku Kryetari aktual, z. Erkan Arifi, ka qen i punësuar në administratën komunale, prandaj edhe ishte si koordinator-menaxher i të gjithë këtyre projekteve.

Urojm që të gjithë bashkë të vazhdojm rrugën drejtë BE-së, ku përveç përfitimeve të lartëpërmendura, sigurt do të kemi jetë më të mirë.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Kryetari sjell materialin për kanalizimin fekal në f.Vishticë (Foto)

– Kanalizimi fekal në f.Vishticë,

– Komuna e Likovës dhe kryetari i saj m-r Erkan Arifi vazhdojnë projektin “Përfundimi i kanalizimit fekal ne fsh.Vishticë”, ku komuna ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa shoqata ,,Vishtica,, punën e dorës.

– Ta gëzoni me shëndet !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

– Vizitë konakut të Komandant Kumanovës (Foto)

– Sot me dt.24 gusht 2018-të, kryetari m-r Erkan Arifi, së bashke me deputetin Rexhail Ismaili dhe pjestarë të tjerë ishin në vizitë te shtëpia e Komandant Ismet Jashari- Komandant Kumanova, ku së bashku me bacën Xhemaijl dhe të tjerë të pranishëm shkëmbyen muhabete e kujtime të ndryshme për periudhat që Komandant Ismet Jashari ishte gjallë dhe po linte mesazhe të rëndësishme për popullin shqiptarë.

– Lavdi !