Lajme

Takim për projekte bujqësore (Foto)

Takime me banorë te Komunës së Likovës,

– Të nderuar banorë, ju informojmë se Komuna e Likovës me komisionin përbërës, ka filluar të informojë në lidhje me projektin më të ri të Komunës për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë, ku me ç`rast do të mund të lidhen edhe kontratat për plasmanin e produkteve.

-Takimet vazhdojnë edhe në disa fshatra në ditët në vijim.

Bashkësia e Mërgimtarëve të Orizares ndan mirënjohje për kryetarin, Erkan Arifi (Foto)

– Bashkësia e Mërgimtarëve të Orizares ndan mirënjohje për kryetarin, Erkan Arifi,

– Bashkëpunimi i mirëfilltë dhe i denjë i Komunës , kryetarit me Bashkësinë e Mërgimtarëve të Orizares, ka sjell suksese në ndërtimin e shtëpisë dhe shumë punëve të tjera në f. Orizare.

Urojmë që bashkpunime të tilla të kemi gjithmon.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Vizitë realizimit të projektit “Rekonstruimi-Asfaltimi i rrugës regjionale, Likovë – Hotël-Mateç – Ropalcë” (Foto)

– Vizitë realizimit të projektit “Rekonstruimi-Asfaltimi i rrugës regjionale, Likovë – Hotël-Mateç – Ropalcë”.

– Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi së bashku me kompanin projektuese, mbykqyrsin e punëve vizituan punimet e projektit “Rekonstruimi-Asfaltimi i rrugës regjionale Likovë-Hotël-Mateç- Ropalcë”, ku vlen të theksohet se vlera totale e këtij projekti është 2.000.000,oo euro, mjete të siguruara nga N.P. për rrugë shtetërore.

Në proces e sipër është zgjidhja e problemeve administrative te aksi rrugor Mateç-Ropalcë, ku ne si komunë nga N.P. për rrugë shtetërore kemi kërkuar që rruga të ndërtohet në bazë të standardeve adekuate, ligjeve pozitive të vendit dhe akteve tjera nënligjore në fuqi.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

“PROJEKTI ,,BASHK PER KOMUNEN QE DUAM,, – vazhdon në Mateç (Foto)

–

– Vizite nga Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifit, komisioni i shoqatës në nivel lokal nga fshati Mateç, si dhe disa nga përfaqësuesit e shoqatës ,,Edhe un jam Mateçi,, , me seli në Zvicër(Gurbetçaret tane) si dhe Imami i xhamise se fsh.Mateç z.Enver Azizi, punimeve te varrezat e fshatit Mateç, ku po rregullohet parkingu i varrezave, kanalizimi atmosferik, vendi e nevojshëm, staza mbrenda varrezave si dhe disa punë shtesë.

– Vlen të theksohet se Komuna siguron pllakat e bekatonit , tamponin dhe rërën, ndërsa shoqata e mërgimtarëve ,,Edhe unë jam Mateçi,, , do të mbulon punën e dorës dhe disa punë shtesë.

– Faleminderim të jashtezakondshëm për gjithë ata që kontribojn për një jetë më të mirë, zoti ju dhasht të mira.

– Me respekt,

– Sherbimi per informim i Komunes se Likoves.

KRYETARI VIZITON SLLUPÇANIN (Foto)

– KRYETARI VIZITON SLLUPÇANIN,

– ,, VAZHDON PRAKTIKA NGA KRYETARI, m-r ERKAN ARIFI, PËR PËRCJELLJE TË VAZHDUESHME TË PUNIMEVE, SOT NGA AFËR PREJ TIJ U VËZHGUAN PUNIMET INTENZIVE QË PO REALIZOHEN LIDHUR ME NDËRTIMIN E GYPSJELLËSIT KRYESOR PËR FURNIZIM ME UJË TË PIJSHËM, PËR TË GJITHA VENDBANIMET E KOMUNËS SË LIKOVËS EDHE ATE NGA FSH.SLLUPÇAN PËR NE FSH.OPAJË,,.

Filloi projekti kapital i filter stacioni për ujë të pijshëm për tërë vendbanimet e Komunës së Likovës (Foto)

– Filloi projekti kapital i filter stacioni për ujë të pijshëm për tërë vendbanimet e Komunës së Likovës,

– Sot filluan punimet përgatitore për ndërtimin e filter stacionit për ujë të pijshëm për tërë vendbanimet e Komunës së Likovës, vlera totale e këtij projekti kapital është 1.429.596.oo euro. Mjetet janë të siguruara nga Banka evropjane investuese, qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Komunës së Likovës.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave nuk ka të ndalur, këtyre ditëve po punohet në lagjen e z.Adem Zymberit ne drejtim te xhamis se vjeter te f.Sllupcan(Foto)

– Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave nuk ka të ndalur, këtyre ditëve po punohet në lagjen e z.Adem Zymberit ne drejtim te xhamis se vjeter te f.Sllupcan.

– Komuna e Likovës dhe kryetari i saj m-r Erkan Arifi vazhdojnë projektin “Bashkë për komunën që duam” , ku komuna ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa banorët punën e dorës.
– Ky projekt do të realizohet me intenzitet të lartë në çdo vendbanim, por kërkojm mirëkuptim.

– Ta gëzoni me shëndet !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Njoftim

Njoftim

Të nderuar banorë, ju informojmë se Komuna e Likovës me komisionin përbërës dhe kryetarin në krye, do të vijnë dhe të na informojnë në lidhje me projektin më të ri të Komunës për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë, ku me ç`rast do të mund të lidhen edhe kontratat për plasmanin e produkteve.

Ju informojmë të gjithve që kanë dëshirë të marrin pjesë dhe të marrin informata plotësuese të vijnë në fshatrat vijues sipas orarit:

Fshati Vendi Dita, data dhe ora
Nikushtak Shkolla Fillore në f.Nikushtak E premte, 27 korrik 2018, 17:00
Vishticë Shkolla Fillore në f.Vishticë E premte, 27 korrik 2018, 18:00
Ropalcë Shkolla Fillore në f.Ropalcë E premte, 27 korrik 2018, 19:00
Mateç Shkolla Fillore “Kultura” në f.Mateç E premte, 27 korrik 2018, 20:15
Hotël SH.F. “Anton Z.Çajupi” E shtunë, 28 Korrik 2018, ora 17:00
Likovë SH.F.”Dituria” E Shtunë, 28 Korrik 2018, ora 18:00
Orizare SH.F.”Faik Konica” E Shtunë, 28 Korrik 2018, 19:00
Sllupçan SH.F.”Faik Konica” E Shtunë, 28 Korrik 2018, 20:15
Opajë SH.F.”7 Marsi” E Diel, 29 Korrik 2018, 17:00
Vaksincë SH.F.”Rilindja” – Vaksincë E Diel, 29 Korrik 2018, 18:00
Llojan SH.F.”Rilindja” – Qëndrore E Diel, 29 Korrik 2018, 19:00

SHKARKO DHE SHIKO NJOFTIMIN

Ministri i Mjedisit z.Duraki ndan mjete financiare për komunat shqiptare (Foto)

Ministri i Mjedisit z.Duraki ndan mjete financiare për komunat shqiptare

(25.07.2018) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, nënshkroi marrëveshjet për alokimin e mjeteve për financim në kuadër të Programit të Menaxhimit të Ujërave për 2018. Sipas Konkursit i cili u shpall në fund të janarit, rreth 56.300.000 denarë u ndanë për 15 komuna në Maqedoni për Projektimin dhe ndërtimin e objekteve të reja ekzistuese publike të furnizimit me ujë dhe mirëmbajtjen dhe avancimin e tyre gjithashtu edhe për Rregullimin dhe rindërtimin e rrjedhave ujore, ndër të cilat janë edhe këto komuna: Kërçova, Bërvenica, Saraji, Tearca, Likova, Tetova, Struga, Vrapçishti.

Me këtë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke ndihmuar vetëqeverisjet lokale në pjesën e menaxhimit dhe mbrojtjes së cilësisë së ujit përmes përmirësimit të infrastrukturës për furnizimin me ujë dhe mbrojtjen e rrjedhave ujore, investon në arritjen e qëllimeve afatgjata – një cilësi më të mirë të jetës për popullsinë, parandalimin e pasojave nga përmbytjet dhe një mjedis më të pastër.