Lajme

Filloi të zbatohet projekti “Bashkë për komunën që duam” (Foto)

Filloi realizimi i projektit ,,Bashke per komunen qe duam,, edhe ate 35000 m2 pllaka te bekatonit per shtruarjen e rrugeve, rrugicave dhe hapesirave publike.

Edhe pse dite e shtune (23.06.2018), Kryetari i Komunes se Likoves, Erkan Arifi nuk ka te ndalur me fillimin e puneve te reja per banoret e komunes tone, ku sot inspektoi nga afer punimet ne fsh.Orizare, ku tani me dihet se per keto pune qe po kryhen ne fsh.Orizare, Komuna e Likoves iu siguron: Pllakat e bekatonit, tamponin dhe reren, ndersa shoqata e mergimtarve te fsh.Orizare e mbulon-paguan punen e dores(Faleminderim te posacem nga ana e Kryetarit per shoqaten e mergimtareve te fsh.Orizare).

Me respekt,

Sherbimi per informim i Komunes se Likoves.

Homazhe te dëshmorët Hoxhë Iljasa Memedi dhe Mevludin Memedi (Foto)

– Lavdi atyre që dhanë jetën për lirinë tonë,

– Sot (23 qershor 2018) kryetari z.Erkan Arifi se bashku me shume te tjere bëne homazhe në f.Mateç, tek varrezat e dëshmorëve të kombit, Hoxhës Iljasa Memedi dhe Mevludin Memedi, të cilët ranë dëshmorë si sot para 17 viteve. Zoti i shpërbleftë për veprat e tyre të shenjta.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Miliona euro kushtuar ujësjellësit në Komunën e Likovës (Foto)

,,INVESTIMET MILIONËSHE PËR UJËSJELLËSIN NË KOMUNËN E LIKOVËS VAZHDOJN,,

Menaxhimi i suksesshëm i komunës nga Kryetari, përkrahja dhe mirëkuptimi i vazhdueshëm nga këshilli komunal, si dhe kryerja e detyrave dhe obligimeve në mënyrë profesionale nga administrata komunale, kuptohet edhe bashkëpunimi shumë i ngushtë me Qeverinë, po japin rezultate të vazhdueshme.

Prandaj edhe gjatë ditës sotme (22 qershor 2018), u nënshkrua kontrata në mes komunës dhe Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, për ndërtimin e filter stacionit për të gjitha vendbanimet e komunës, në vlerë prej 87.920.126,oo denarëve apo 1.429.595 euro, ku komuna nga aplikimi i saj prej Bankës Europiane investuese ka siguruar 77.291.405,oo denarë apo 1.256.770 euro, ndërsa komuna nga buxheti i saj vetanak do koofinancoj në shumë prej 10.628.720,oo denarëve apo 172.824 euro.

Pas nënshkrimit të kontratës shumë shpejt edhe do të fillojn punimet me ndërtimin e filter stacionit për ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet.

Dalëngadalë padrejtësia dekadëshe që na është bërë do të marr fund, e për këtë meritë kemi të gjithë, pasi pa besimi dhe mbështetja e juaj, për ne nuk jan privilegj, por përgjegjësi.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Një buqet me lule dhe shumë lutje për luftëtarin e tri luftrave, Komandantin Beqir Sadikun (Foto)

– Një buqet me lule dhe shumë lutje për luftëtarin e tri luftrave, Komandantin Beqir Sadikun,

– Sot (22 qershor 2018) në f.Sllupçan tek varrezat e dëshmorëve u kryen homazhe nga kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, tek varri i Komandantit Beqir Sadiku, luftëtar i tri luftrave. Vepra e tij dhe shumë dëshmorëve tanë është e pa shuar dhe do jetoj gjithmonë.

– Lavdi !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Z.Arifi merr pjesë në manifestimin “Pena ime” (Foto)

– Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi mori pjesë në Natën e dytë të manifestimit “Pena ime”, nën organizimin e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, ku duhet theksuar se Komuna e Likovës jep mbështetje financiare të mjaftueshme klubit të shkrimtareve ,,Jehona e Karadakut,,.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës

Vazhdon Pastrimi i Lumejve ne territorin e Komunes se Likoves (Foto)

– Vazhdon Pastrimi i Lumejve ne territorin e Komunes se Likoves,

– Ne pranveren e vitit 2018 nga reshjet e shumta te shiut u shkaktuan vershime duke dalur uji nga shtrati i lumejve ku edhe kishte demtime te kulturave bujqesore, prandaj edhe Komuna e Likoves ne koordinim me drejtorin e ujrave per fushat e likoves dhe kumanoves filluan pastrimin e shtreterve te lumejve ne vendet me specifike, me cka me nuk do te perseritet ajo qe ndodhi ne stinen e pranever.

– APELOJM deri te gjithe banoret e Komunes se Likoves qe mbeturinat e ndryshmi mos ti hudhin ne lumej por te regjistrohen ne NPK ,,Pisha,, f.Likovë, qe eshte pergjegjse per grumbullimin e mbeturinave.

– Me respekt,

– Sherbimi per informim i Komunës së Likovës.

Kërkohet zgjidhje afatgjate në lidhje me të reshurat në Sllupçan (Foto)

,,KËRKOHET ZGJIDHJE MË AFATGJATE PËR PASOJAT E MUNDSHME NGA TË RESHURAT NË FSHATIN SLLUPÇAN,,

Ditëve të fundit në territorin e komunës tonë kishte të reshura me shi të rrëmbyeshëm, ku si pasojë e saj në disa fshatra qarkullimi u përkeqësua, për çfarë edhe angazhuam maqineri që të sanojm ato probleme.

Nga të gjitha fshatrat, në Sllupçan, një dukuri e tillë ishte më e theksuar, dmth me pasoja më të mëdha, por edhe me rrezikshmëri më të madhe në të ardhmen, ku prandaj edhe Kryetari i Komunës, Erkan Arifi, kishte takim me disa banorë që të diskutojn nga afër-vend tëngjarjes, lidhur me hapat-masat që duhet ti ndërmarrim për ti parandaluar pasojat e tjera të mundshme edhe më të rënda.

Bashkarisht u dakorduan, që sa më shpejtë që është e mundur të intervenohet në disa lokacione kyçe, të cilat po shkaktojn këto probleme, me qëllimin e vetëm që të parandalojm situata të këtilla me kohë, që pastaj të mos na bëhet vonë.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Vazhdojnë punimet e kanalizimit në f.Mateç (Foto)

Gjatë ditës sotme (19 qershor 2018), Kryetari i Komunës së Likovës nënshkroi marrëveshjen – kontratën për vazhdimin e punimeve të ndërtimit të kanalizimit fekal për fshatin Mateç, me Drejtorin e Byrosë për zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi.

Edhe për këtë projekt sikurse për shumë projekte të tjera kontribut kan të gjithë duke filluar nga bashkëpunimi i ngushtë komunë-qeveri, këshilli komunal e administrata komunale me në Kryetarin e komunës e te tjere.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Kryetari z.Arifi takohet me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z.Arbër Ademin (Foto)

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, dje u takua me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ku u diskutua lidhur me politikat e përgjithshme qeveritare për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor nacional dhe pritjet për kontributin e autoriteteve lokale, duke përfshirë edhe komunën e Likovës në realizimin e reformave të planifikuara.

Gjatë këtij takimi, ministri Ademi ka informuar për aktivitetet që do t’i realizojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës së verës, respektivisht para fillimit të vitit të ri shkollor, me të cilat, siç theksoi ministri Ademi, do të avancohet procesi i edukativo-arsimor në shkollat fillore dhe të mesme.

Kryetari i komunës së Likovës, Arifi ka diskutuar lidhur me investimet prioritare që janë të domosdoshme dhe që planifikohen në shkolla, që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në mësim, dhe njëkohësisht ka informuar edhe për interesin e semimaturantëve nga komuna për t’u regjistruar në shkollën e mesme komunale për afatin e regjistrimit të parë në qershor, që ka filluar sot.

INVESTIMET KAPITALE NË KOMUNËN E LIKOVËS NË BASHKËPUNIM ME PUSHTETIN QENDROR VAZHDOJN (Foto)

,INVESTIMET KAPITALE NË KOMUNËN E LIKOVËS NË BASHKËPUNIM ME PUSHTETIN QENDROR VAZHDOJN,,

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Likovës nënshkroi marrëveshjen – kontratën për vazhdimin e punimeve të ndërtimit të kanalizimit fekal për fshatin Vaksincë, me Drejtorin e Byrosë për zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi.

Të gjithë së bashku në shërbim të banorëve tonë.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.