Aktivitete

Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave fillon për vitin 2019, do të bekatonizohen rrugë në çdo vendbanim

– Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave fillon për vitin 2019, do të bekatonizohen rrugë në çdo vendbanim,

– Përfundoj shtruarja e rrugës së familjes Nasufi në f.Mateç, ku komuna ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa banorët punën e dorës.

– Ky projekt do të realizohet me intenzitet të lartë në çdo vendbanim, por kërkojm mirëkuptim.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Së bashku me drejtorin e SHFK,,Rilindja,, në f. Vaksincë, vizituam punimet që po kryhen në objektin e Shkollës (hyrja) në fsh.Vaksincë

– Së bashku me drejtorin e SHFK,,Rilindja,, në f. Vaksincë, vizituam punimet që po kryhen në objektin e Shkollës (hyrja) në fsh.Vaksincë ku po behet izolimi 5 cm me stiropor dhe lyerja.

– Ky projekt realizohet me sigurimin e mjeteve nga donatorët e fshatit dhe një pjesë e mbulon komuna. Falënderojmë këshillin inicues: Sefedin Demiri, Naser Avdili, Azem Selmani dhe drejtorin e shkollës z.Isak Bajrami për kontributin e dhënë rreth realizimit të këtij projekti.

SH.F.K. “5 Tetori” fituese e turneut në futboll të vogël për arsimtarët për nder të 2 Majit – Ditës së Komunës (Foto)

– Për nder të ditës së Komunës “2 Majit”-Komuna e Likovës organizon gara në futboll për nxënësit e shkolllave fillore dhe shkollës së mesme dhe arsimtareve,

– Sot me dt.25 prill 2019-të, u organizua Finalja për arsimtarë në mes të shkollës së mesme ,,Ismet Jashari” dhe shkolles fillore ,,5 Tetori ” -Nakushtak, gara të organizuar për nder të ditës së Komunës së Likovës.

– Fitues ishte shkolla ,,5 Tetori”, ku dhe njëherit falënderojmë shoqaten e arsimtarve me në krye z.Samet Jahijun dhe gjithë arsimtarët e lendës se edukatës fizike !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Mesazh urimi për 7 marsin nga Kryetari m-r Erkan Arifi (Foto)

– Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit,

– Çdo vit festohet 7 Marsi- Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë,mësonjëtorja kombëtare shqipe nën drejtimin e Pandeli Sotirit.

– Dita e Mësuesit është festë kombëtare nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare. Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit.

– GËZUAR 7 MARSIN 2019!

Transparencë dhe llogaridhënie përpara banorëve të të gjitha fshatrave

Transparencë dhe llogaridhënie përpara banorëve të të gjitha fshatrave,

Kryetari m-r Erkan Arifi së bashku me një delegacion të tij, ka vizutuar të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës, duke filluar nga Nikushtaku e deri në Llojan, duke biseduar rreth çështjeve dhe proceseve të cilat janë në vazhdim e sipër. Kryetari, i njoftoi të pranishmit me projektet që janë të paraparë për kët vit në të gjitha fshatrat dhe njëherit nga ata kërkoi që secili të jap vërejtje apo sugjerime për punën e deritanishme, pasi e dijm të gjithë se mendimet e ndryshme të dala nga baza na bëjn edhe më të fortë në rezultate konkrete.

Mbahen garat në sport, kryetari ndan mirënjohjet (Foto)

– Garat tradicionale në futboll për shkollat fillore të Komunes së Likovës dhe Kumanovës të organizuara nga SHASHI për nderë të ditës së mësuesit 7 marsi.

– Falënderojmë kryetarin e SHASH z.Samet Jahiun për organizimin e mirfilltë.

Kryetari i gatshëm për të investuar në f.Nikushtak (Foto)

– Sot për vizitë në Komunën e Likovës ishin kryesues nga Bashkësia lokale të fshatit Nikushtak së bashku me shoqatën e këtij fshati, ku për qëllim ishin temat kryesore rreth projekteve dhe zhvillimet që do ndodhin në këtë fshat.

– Kryetari i premtoi se do ta bëj të pamundurën që investimet të jen kryekëput në zhvillim të këtij fshati dhe që do ndikojnë për së tepërmi në të mirën e banorëve të f.Nikushtak.