Aktivitete

Arrijnë gypat për intervenim të ri në f.Sllupçan (Foto)

– Gjatë ditës sotshme arritën gypat e nevojshëm për kanalizimin fekal tek lagja e familjes Ajdini f. Sllupçan dhe tek lagja e familjes Hasani f. Orizare.

– Komuna e Likovës dhe kryetari i saj m-r Erkan Arifi vazhdojn realizimin e projektit tani më të njohur nga të gjithë ” Bashkë ndërtojmë” , ku komuna ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa banorët e lagjes, punën e dorës.

– Punë të mbarë.

– Bashkëpunimi, suksesi i sigurtë.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

VENDOSJA E SISTEMEVE FOTOVOLTAIKE NE OBJEKTET PUBLIKE (Foto)

VENDOSJA E SISTEMEVE FOTOVOLTAIKE NE OBJEKTET PUBLIKE

Në kuadër të IPA komponentës së Bashkimit Evropian dhe programit për përmirësimin e shërbimeve komunale në Ministrinë e Financave, Komuna e Likoves fitoi grant për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në tre objekte publike:

– Shkolla fillore komunale “Kultura” f.Mateç,
-Shkolla fillore komunale “Faik Konica” f.Sllupçan dhe
-Shkolla fillore komunale “Anton Zako Çajupi” f.Hotël.

Me vendosjen e këtyre sistemeve fotovoltaike do të arrihet kursim i jashtëzakonshëm i energjisë elektrike, me çka në mënyrë direkte do të ulen shpenzimet e këtyre tre objekteve publike.

Njëkohësisht, me anë të këtij projekti, do të rritet numri i përdoruesve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, konform përpjekjeve strategjike të komunës për ruajtjen e ambientit jetësor.

Disa nga projektet e realizuara për vitin 2018 (Foto)

– ,,Në vitin 2018 përfundoj edhe Projekti kapital i rregullimit të shtratit të lumit të fsh.Likovë,,.

– Në vitin 2018 u bë pergaditja e dokumentacionit teknik me te gjitha fazat e nevojshme, edhe atë:

– Projekti kryesor për rrejetin sekondar të ujit për pije të fsh.Orizare,

– Projekti kryesor për rrjetin sekondar të ujit për pije të fsh.Likovë,

– Projekti kryesor për rrjetin sekondar të ujit për pije për fsh.Sllupçan,

– Projekti kryesor për rrjetin sekondar të ujit për pije për fsh.Mateç,

– Projekti për rikonstruimin e shkolles, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes në SH.F.K. ,,Rilindja” fsh.Llojan,

– Projekti për rikonstruimin e shkollës, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes në SH.F.K. ,,Faik Konica,, fsh.Sllupçan,

– Projekti për rikonstruimin e shkollës, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes, rrethojen e terenit sportiv në SH.F.K. ,,5 Tetori,, fsh.Nikushtak,

– Projekti për rikonstruimin e shkollës, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes, tereni i hapur sportiv në SH.F.K.”5 Tetori,, njësia në fsh.Ropalcë,

– Projekti për rikonstruimin e shkollës, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes dhe rrethojen e terenit sportiv ne SH.F.K. ,,Kultura,, njesia fsh.Vishticë,

– Projekti për rregullimin e oborrit dhe rrethojen e terenit te hapur aportiv në SH.F.K
“Kultura,, fsh.Mateç,

– Projekti për ndërtimin e terenit të hapur sportiv në SH.F
K. “7 Marsi,,fsh.Opajë,

– Projekti për ndërrimin e çatisë në SH.F.K
,,Dituria,,fsh.Likovë,

– Projekti për sistemin kabinetik për të gjitha lendët në SH.F.K ,,Ismet jashari” f.Likovë,

– Projekti për rregullimin e lumit të Mateçit,

– Projekti për rregullimin e lumit hotlës,

– Projekti për rregullimin e oborrit të shtëpis së kulturës në f.Mateç,

– Projekti per rrugët lokale nga fsh.Vishticë për fsh.Mateç,

– Projekti për rrugen lokale në për fsh.Sllupçan,

– Projekti për rrugen lokale nga varrezat e fsh.Likovë në drejtim të pendës.

– ,,Në vitin 2018-të përfundoj edhe Projekti kapital i rregullimit të shtratit të lumit të fsh.Sllupçan”.

– ,,Në vitin 2018 filloj edhe Projekti kapital i filterstacionit për ujë të pijshëm për tërə vendbanimet e Komunës së Likoves,,.

“Vetëm gjatë vitit të parë të mandatit – 2018-ës, Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi realizoi punime të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në gjatësi prej mbi 10 km apo 10.090 m”

Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, që nga fillimi prioritet i ka dhën projekteve infrastrukturore që jan të patjetërsueshme për kushte normale dmth mirëmbajtjen e rrugëve, ujin e pijshëm dhe kanalizimin fekal.

Ku vetëm gjatë vitit të parë të mandatit – 2018-së janë kryer punë të rrjetit të kanalizimit në gjatësi prej mbi 10 km apo 10.090 m, ku një pjesë janë realizuar komplet nga vet komuna, edhe ate në fshatrat:

1. Mateç rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1936 m ;
2. Hotël rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1460 m dhe
3.Vaksincë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 2567 m.

Gjithëashtu rrjet kanalizimi është realizuar nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ” Bashkë për komunën që duam”, ku komuna ua ka siguruar materjalin e nevojshëm: gypat, shahtet dhe kapakët, ndërsa banorët vet punët ndërtimore.

Në këtë princip janë kryer punë në fshatrat:

1. Llojan rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1397 m;
2.Opajë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 702 m;
3. Vishticë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1324 m;
4.Sllupçan rrjet kanalizimi në gjatësi prej 485 m dhe
5. Orizare rrjet kanalizimi në gjatësi prej 129 m.

Me projekte të këtilla do të vazhdojm edhe në vitet e tjera me qëllimin e vetëm që çdo qytetari të komunës tonë që ka objektin e banimit brenda tokës ndërtimore ti mundësojm kyçje në rrjetin e kanalizimit.

“Gypsjellësi kryesor për ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës drejt përfundimit të tërësishëm”

22 km apo 22.000 metër më veç janë realizuar punë ndërtimore gjatë vitit 2018 për gypsjellësin për ujë të pijshëm.

Theksojm se gjatë vitit 2018 janë realizuar punë ndërtimore në projektin kapital të ujësjellësit në të gjitha vendbanimet edhe ate në drejtimet:

*Likovë-Hotël-Mateç-Vishticë-Nikushtak.

*Sllupçan-Vaksincë-Llojan (Në përfundim e sipër) dhe

*Sllupçan-Opajë (Në përfundim e sipër).

Faleminderojm Ministrin e ambientit jetësor dhe planifimimit hapësinor z.Sadulla Duraku, për përkrahjen e plotë gjatë realizimit të këtij projekti kapital.

Projekti i filluar para disa muajsh për ndërtimin e kanalizimit fekal në f. Vishticë, tani më drejt përfundimit të tërësishëm.

Edhe ky projekt realizohet sipas principit tani më të njohur nga të gjithë, “Bashkë për komunëm që duam” , ku komuna ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa punët vet banorët.

Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellt garancë për zhvillim.

Komuna e Likovës tradicionalisht feston dinjitetshëm festën më të madhe kombëtare, 28 Nëntorin – Ditën e flamurit (Foto)

“Komuna e Likovës tradicionalisht feston dinjitetshëm festën më të madhe kombëtare, 28 Nëntorin – Ditën e flamurit”

Nën organizimin e Kryetarit, z. Erkan Arifi, sikurse siç është fillu nga viti i kaluar, tradicionalisht në komunën tonë u festua dita e flamurit – 28 Nëntori.

Këtë festë më madhështore e bën nxënësit e shkollave tona me poezitë dhe vallet, SHKA ” Jeta e re” dhe kori komunal “Zejadin Ismaili”.

Festat e nëntorit janë udhërrëfyesi dhe themeli i të gjithë patriotëve tonë, e posaçërisht dëshmorëve të rënë të cilët për këtë flamur dhan më të shenjtën – jetën.

Falë tyre, ne sot gëzojm të gjitha këto të arritura, të cilat në vazhdimësi duhet që të avansohen edhe më shumë në të mirë të kombit tonë.

Kryetari, Erkan Arifi pjesëmarrës dhe mbështetës i fuqishëm i vlerave kombëtare artistike – kulturore (Foto)

“Kryetari, Erkan Arifi pjesëmarrës dhe mbështetës i fuqishëm i vlerave kombëtare artistike – kulturore”

Gjatë ditës sotme, për nder të ditës së flamurit – 28 Nëntorit, përveç organizimeve në komunën tonë, gjatë orëve të mbrëmjes, në shtëpinë e kulturës në Kumanovë, artistët tonë organizuan edhe ekspozitë me krijime të tyre dhe koncert me muzikë serioze.

Vlen të theksohet, se Kryetari, z. Erkan Arifi gjithmon i qëndron pas zhvillimit artistik dhe kulturor, jo vetëm me pjesëmarrje, por edhe financiarisht sipas mundësive.

F T E S Ë P U B L I K E

– FTESË PUBLIKE,

– Të nderuar,

– Jeni të ftuar nga kryetari i Komunës se Likoves, m-r Erkan Arifi, që me dt.28 nentor 2018, ditë e mërkurë, të merrni pjes në manifestimin qëndror nga Komuna e Likovës për nder të ditës së Flamurit tek salla e Gjimnazit “Ismet Jashari” Likovë ne fillim prej ora 10:30. Rilindasit na e lanë porosi, ne do e vazhdojmë kremtimin e kësaj feste me bujari e krenari !

– Pjesmarrja juaj na nderon,

– Sinqerisht, kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi.

N J O F T I M

– N J O F T I M

– Të nderuar,

– Ju njoftojmë të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të kyqen në rrjetin e kanalizimit fekal në fshatin tuaj, ju lutemi para se të kyqeni duhet të lajmëroheni tek Komuna e Likovës, është obligim ligjor që të merrni leje për kyqje në këtë rrjet, ashtu që dokumentacioni juaj të korrenspondoj saktë lidhur me atë pjesë ku ju do kyqeni dhe në të ardhmen mos të keni probleme të ndryshme ashtu që të vijë deri tek ndalesa në kyqjen tuaj, ku dhe mandej pasojnë sanksione për ata që do kyqen ilegalisht.

– Urojmë të na mirkuptoni qëllimin dashamirës ndaj jush,

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim nga EVN-ja

– INFORMIM NGA EVN-ja,

– Të nderuar qytetarë,

– Ju informojmë se për shkak investimeve urgjente në rrjet, se me dt.02 tetor 2018-të, ditë e martë, nga ora 09:00 deri me ora 13:00 fshatrat si: Likova, Hotla, Mateçi, Vishtica, Nikushtaku, Goshinca, Llukara, Presnica, Orkoca, dhe Strima nuk do të kenë rrymë elektrike në atë periudhë kohore.

– Ju falënderojmë për mirkuptimin,

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.