Lajme

Takim zyrtar i z.Arifi me z.Resmi Ejupi (Foto)

  • Edhe një Çerdhe për fëmijë do të ndërtohet në Komunën e Likovës.
  • Në bazë të aplikimin nga Komuna e Likovës u aprovua projekti për ndërtimin e çerdhes për fëmijë nga ana e Ministrisë për punë dhe politik sociale ku sot Kryetari z.Erkan Arifi së bashku me ish-kryetarin e Komunës z.Bashkim Amidin u takuan me sekretarin shtetëror të ministrisë z.Resmi Ejupi ku u dakorduan për ecurin e aktiviteteve në sferën sociale.
  • Na priftë e mbara !

Inspektohen punimet në sallën e sportit në SH.F.K.”7 Marsi” në f.Opajë (Foto)

– Kryetari i Komunës së Likoves z.Erkan Arifi, së bashku me ish ministrin e Arsimit dhe Shkencës, njëherit deputetin z.Arbër Ademi si dhe deputetin z.Berat Ajdarin vizituan SHFK “7 Marsi”, në fshatin Opajë.

– Vëzhguam nga afër punimet e ndërtimit të palestrës sportive, e cila shumë shpejt do të jetë e gatshme për nxënësit e kësaj shkolle!

NJOFTIM

– Njoftim,

– Njoftohen të gjithë banorët e Komunës së Likovës, se fillon përgaditja e propozim buxhetit për vitin 2021, i cili dihet se më pastaj dorëzohet për miratim deri tek Këshilli i Komunës së Likovës.- Prandaj, edhe Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, si propozues i saj nga nesër dt. 02.12.2020 ( e mërkurë ), organizon takime me banorë të komunës tonë, me fillim prej ora 09,30, në lokalet e sallës së këshillit komunal.- Këto takime organizohen me qëllim që investimet që do të parashihen për realizim në buxhetin e vitit 2021, të rrjedhin drejtëpërsëdrejti nga banorët tonë, të cilët gjithmon na japin ide dhe sugjerime të duhura dmth janë prioritare për të gjithë ne.

Fillon fasadimi i SH.M.K.”ISMET JASHARI”-LIKOVË (Foto)

  • Investimi në arsim është i duhur.
  • Filloj fasadimi i shkollës mesme komunale
    ” Ismet Jashari ” , f. Likovë.
  • Shumë shpejt në këtë shkollë të gjitha klasat do te pajisen me Smart tabela – të mençura .
  • Gjithëashtu edhe do të kompletohen me të gjitha paisjet e nevojshme, kabinetet për lëndët profesionale : Biologji, Kimi dhe Fizikë .

Përurohen 5 rrugica në f.Hotël (Foto)

  • Sot në f.Hotël u përuruan 5 (pesë) rrugica të shtruara me pllaka të betonit edhe atë:
  • Rruga te familja Ameti, Lutfiu,
  • Rruga te familja Bakiu,
  • Rruga te familja Bilalli,
    -Rruga te familja Abazi,
    -Rruga te familja Mustafi.
  • Shëndet dhe të mira në familjet e juaja…