Lajme
Punohet fort në rregullimin e SH.F.K. “Kultura” në f.Mateç (Foto)
– “Sot Komunën e Likovës e vizitoj drejtori i byros për zhvillim rajonal, z.Ramiz Rexhepi, edhe atë punimet që janë kryer te SHFK ,,Kultura,, f. Mateç:
– Vendosja e rrethojës së shkollës në tërësi të hapësirës së shkollës,
– Vendosja e rrethojës dhe ndriçimi i terenit të hapur sportiv multi funksional,
– Rregullimi oborrit dhe parkut,
– Ndrrimi dyerve në hyrje të shkollës dhe bekatonizimi,
-Vendosja e ulesve ne oborrin e shkolles
– Krijimi i kushteve adekuate për zhvillimin e procesit arsimor, investimi në arsim janë garancë e sigurtë, se e ardhmja jonë do të jet më e begat në të githa sferat jetësore në të ardhmen.
– Investimet në arsim gjatë këtij viti dhe vitin që vjen nuk do të ndalen dhe do prekin çdo shkollë në territorin e komunës sonë .

Kryetari z.Arifi viziton punimet tek Pregoni në f.Opajë (Foto)
– Në perfundim e siper rruga e quajtur “Progoni” në fsh.Opajë,
– Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave për vitin 2019 po vazhdon, ku po bekatonizohen rrugë në çdo vendbanim, komuna po ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa banorët punën e dorës.
– Ky projekt do të realizohet me intenzitet të lartë në çdo vendbanim, por kërkojm mirëkuptim.
– Me respekt,
– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
Donacion tek Shtëpia e Shëndetit në Likovë (Foto)
– Falënderim deri te Shoqata “Edhe unë jam Mateçi” në bashkëpunim me Spitalin e Flawilit të cilët dorëzojnë një donacion me mjete mjekësore në Shtëpin e Shëndetit Likovë.
– E falënderojmë shumë Spitalin e Flawilit për besimin që donacioni do shkoj në vendin e duhur.
– Shpresojmë që sado pak të ndihmojm popullatën e kësaj ane.




Java e buxhetit

Të dashur Banorë të Komunës së Likovës. Nga sot kemi filluar Javën e Buxhetit. Projektet, idetë dhe propozimet tuaja mund të na dërgoni në email, në inbox apo edhe fizikisht mund të vini e të dorzoni propozimet tuaja në Administratën tonë Komunale.
Kjo është një mundësi për të gjithë Banorët e komunes tonë të kontribojnë në përpilimin e Buxhetit të vitit 2020.
Nga sot deri më datë 22 Nëntor 2019.
Buxhetin e bëjmë së bashku,bashkë pèr komunen qe duam…
Fillon projekti i parkit në f.Likovë (Foto)
– Sot edhe zyrtarishtë filluan punimet për parkun në fshatin Likovë. Me anë të këtij projekti Likovës i shtohet edhe një pamje e re për të gjithë vendin dhe gjithashtu dhe rekreacion për banorët e këtij vendi.
– Ta gëzoni !
– Me respekte,
– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
Vendoset nxemja qëndrore në Shkollën “5 Tetori” në f.Nikushtak dhe Ropalcë (Foto)
– Në SH.F.K. “5 Tetori” me seli në f.Nikushtak dhe f.Ropalcë në përfundim e sipër vendosja e nxemja qëndrore,
– Tashmë ëndërr e realizuar, shkolla fillore në f.Nikushtak dhe në f.Ropalcë do të kenë nxemje qëndrore. Nxënësit e kësaj shkolle do ta vazhdojnë mësimin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo fal Komunës së Likovës. E vetmja gjë që mund të themi është vetëm ti urojmë dhe këta nxënës të bëhen të shkëlqyeshëm dhe të kenë suksese për vendin dhe Komunën tonë.
– Ta gëzoni !
Priten përfaqësuesit nga R. e Turqisë (Foto)
– Dje Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi priti përfaqesuesit e komunave të ndryshme të Republikës së Turqisë ku u diskutuan tema të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi vizitoj f.Vishtic
– Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi vizitoj f.Vishtic,
– Sot vizituam f.Vishtic ku po kryhen punët ndërtimore edhe atë:
– Nxemja qendrore e shkollës së fshatit, ndrrymin e dyshemeve në të gjitha klasët dhe lyerjen e shkollës,
– Shtruarja e rrugicës me pllaka të betonit te vendi i quajtur Çeshma e fshatit (Vlen të theksohet se punën e dorës e kryen shoqata Vishtica me seli në Austri në krye me z.Bujar Zendeli, falënnderojm gjithë donatoret nga zemra).
Lajmërim për dy plane në fshatin Ropalcë dhe Vishticë për anket publike
Shkarko dokumentet vijuese:
___________________________________________________________________________________________




















































