Aktivitete

Përfundon kolonia e artistëve të Art Camp 2020

Ne Komunen e Likoves ne fshatin Sllupcan mbreme perfundoj me prezentimin e Ekspozites dhe ndarjen e mirenjohjeve netet e Artit ose Art Campi 2020.
Ne art kamp moren pjese artiste nga trevat shqiptare dhe me gjere, Ne kete eviniment prezentoi ligjeruesi Universitar Metin Izeti me temen:Vlera, Gnoseologjin e Ontologjia, Estetika ne Art.
U prezentua edhe Filmi me metrazhe te shkurter si dhe kenge te lehta dhe muzike nga bende te ndryshem. Ja vlene te theksohet se pervec muzikes nje nate ka pasur edhe StandUp Comedy, ku u mbush plote me njerez ArtCamp dhe shume njerez u argetuan I pranishem ishte edhe Artisti me peshe Kombetare Saimir Strati qe tha,, Sllupcani dhe Arti eshte nje Familje”.
Art Camp u vlersua shume edhe nga artiste te tjere qe nuk mund te ishin prezent, ata derguan shume letra dhe lavdrata permes rrjeteve sociAle, duke shpresuar qe vitin e ardhshem te jene prezent ne mesin tone.- pershkak pandemise, qendrimi per vizitoret ka qene vetem 3 ore, jemi munduar sa me shume te shperndajm maska ne hyrje te Art Camp dhe te perdorimDezifnektues, por ishte shume e qarte qe banoret e Komunes se Likoves ishin te etur per nje ngjarje kulturore si kjo, ku te gjithe artet ishin me nje vend! Vizitoret edhe pse ne kohe te shkurter per te qendruar me ne, ata ishin tejet te lumtur dhe shume te rrespektuar ne orarin e qendrimit. Kjo ngjarje artistike ndodh per here te pare ne Komunen tone, dhe eshte pritur shume mire jo veten nga banoret e komunes por edhe nga njerezit e tjere qe vinin nga Shkupi, Gostivari, Struga etj!Prezence e shume prinderve me femijet e tyre, tregoji se ArtCamp eshte nje ngjarje e vecant qe duhet te vazhdoj edhe me tutje, ne per edicionet tjera kemi planifikuar hapsire me te gjere ku do ndajme edhe kendin per femijet e rinje artiste qe te pikturojne, dhe do kemi edhe shume ngjarje tjera artistike qe do krijojmeLidhje arti mes shteteve te ndryshme
Shpresojme qe vitin tjeter nuk do jemi rrezikuar nga COVID-19, e te jemi te lire te punojme, dhe shpresojq e do gjejme perseri mbeshtetje nga Ministria e Kultures, Komuna jone dhe sa me shume sponsore, pasi qe mbeshtetja nga insitucionet na mundeson dhe ndihmon qe Art Camp Colony te behet nje festival i madh dhe i vetem ne gjithe shtetin tone!

Ne Komunen e Likoves ne fshatin Sllupcan mbreme perfundoj me prezentimin e Ekspozites dhe ndarjen e mirenjohjeve netet e…

Gepostet von Komuna e Likovës am Dienstag, 25. August 2020
Foto të tjera

Formularët e nevojshëm për lëvizje në orën policore (Shkarko)

Në vazhdim do të shfaqim formularin që juve do të ju shërbej si shabllon i cili duhet plotësuar pas dorëzimit të kërkesës deri te shabi i krizës në Komunën e Likovës dhe shpalljes së listës nga ana e shtabit të krizës të Komunës së Likovës për kompanitë (marketet) që i plotësojnë kushtet e shërbimit mobil brenda orës policore.

Mbahet mbledhja e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim si dhe shtabi i krizës (Foto)

– Sot në hapsirat e Komunës së Likovës u mbajt mledhja e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim si dhe shtabi i krizës ku prezentuan bartësit e institucioneve shtetrore në nivel komunal, antarët e shtabit si dhe Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, ku temë kryesore ishte:”Gjendja e jashtzakonshme në shtet, mbrojtja dhe menaxhimi i situatës së virusit të COVID-19.

– Andaj të gjithë së bashku të koordinuar e unifikuar mund të ja dalim duke kërkuar nga banorët e Komunes së Likovës të tregojnë qetësi dhe ti permbahen rekomandimeve të qeverisë.

– Të gjithë të ruhemi maksimalisht dhe Rrini në shtëpi pasi vetëm kështu mund të ja dalim më mirë.

Informim nga Shtëpia e Shëndetit-Likovë

– Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,


– Shtëpia e Shëndetit me rolin e saj kyç gjithmon e ka treguar veten se sa është e nevojshme për të gjithë neve. Andaj duke filluar nga sot të gjitha Rastet Urgjente (të komplikuara) të cilat paraqiten gjatë orës policore ju ftojmë që të lajmëroheni në numrat tonë të telefonit (të shënuara më poshtë), ku më pastaj ne me ambulancë do të vijmë tek vendi i duhur ku gjendeni ju si pacient. Ju lutem që ti respektoni rregullat sa i përket virusit COVID-19, dhe që sa më shpejtë kjo gjendje jo e pëlqyeshme të largohet. Koordinimi jonë me të gjithë juve duhet të jetë me patjetër ekuivalent dhe i përshtatshëm. Cekim se shërbimet e tona janë 24 orë kompetent për kryerjen e detyrës tonë përkatëse.


– Numrat e telefoneve kujdestar: 031-426-928 dhe 071-387-648.


– Ju falënderojmë paraprakishtë,


– Shtëpia e Shëndetit – Likovë.

Njoftim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër, ditë e premte, me dt.20.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura e parë në f.Hotël, e deri tek ura e tretë në hyrje të f.Mateç (gjegjësisht bllokohet rruga nga f.Likovë e deri në f.Mateç).

Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri të urave të ndërtuara nga Komuna e Likovës.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 10:00 deri 15:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.